Pas infektimit të zëdhënëses/ Joe Biden rezultoi negativ të dielën

 biden michigan ap rc 200909 hpMain 16x9 16001631355493

Presidenti amerikan Joe Biden, ka rezultuar negativ në testin për COVID-19 të dielën, tha një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë të hënën në mëngjes ndërsa ai fluturoi nga Roma në Skoci për një samit të madh të klimës, shkruan DailyMail.

Karine Jean-Pierre, zëdhënësja, tha se testi PCR ishte një test rutinë i marrë si pjesë e kërkesave të hyrjes për pjesëmarrje në konferencën në Britani.

Kjo u zbulua disa orë pasi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, njoftoi se kishte rezultuar pozitive për virusin.

Psaki, 42 vjeç, e cila është e vaksinuar me dy dozat, tha se kontaktin e fundit e kishte me presidentin të martën dhe të dy u ulën më shumë se 6 metra larg njëri-tjetrit ndërsa mbanin maska.

“Ndërsa nuk kam pasur kontakte të ngushta personalisht me presidentin apo anëtarët e lartë të stafit të Shtëpisë së Bardhë që nga e mërkura – dhe rezultova negative për katër ditë pas kontaktit të fundit – po zbuloj testin e sotëm pozitiv”, tha ajo, thuhet në një deklaratë.

“Për herë të fundit e pashë presidentin të martën, kur u ulëm jashtë më shumë se gjashtë metra larg njëri-tjetrit dhe mbanim maska”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.