SHBA, shkon në mbi 731 mijë numri i viktimave nga Covid-19

 shba.viktima.plott

Ka shkuar mbi 731 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë 958 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 731 mijë e 271.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 45,22 milionë, me 79.837 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,83 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 71 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 219,3 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 189,7 milionë dozën e dytë dhe 11,2 milionë kanë marrë tri doza.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.