Kina ndalon këdo nën 18 vjeç të luajë me lojëra elektronike për më shumë se 3 orë në javë

0.5china online games file 2019 exlarge 1691630576756

Kina i ka ndalur të gjithë të rinjtë nën 18 vjeç të luajnë me lojëra elektronike apo video-game për më shumë se 3 orë në javë gjatë vitit shkollor.

Kjo lëvizje është parë si një tentativë kundër ndikimit të gjigantëve të teknologjisë, në një kohë që Kina është tregu më i madh i lojërave elektronike në të gjithë botën.

Masat gjithashtu janë quajtur një ‘ndërhyrje sociale’ që po përpiqet të vendosë një kufi ndaj një varësie që po përhapet gjithnjë e më tepër dhe që prej kohësh kritikët në Kinë e kanë quajtur “opium shpirtëror”.

Rregullat e reja të publikuara këtë të hënë janë pjesë e një ndryshimi madhor të ndërmarrë nga Pekini zyrtarë në mënyrë që të fuqizojë kontrollin mbi sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshi teknologjinë, edukimin dhe pronën.

Masat të cilat përfshijnë të gjitha pajisjet, edhe telefonat, janë një goditje e fortë ndaj industrisë globale të lojërave elektronike e cila plotëson kërkesat e dhjetëra milionë lojtarëve të rinj në të gjithë botën, duke nxjerr fitime marramendëse.

Kufizimet i lejojnë të rinjve nën 18 vjeç të luajnë vetëm 1 orë në ditë – nga ora 20:00 – 21:00, të premteve, të shtunave e të dielave.

“Adoleshentët janë e ardhmja e atdheut tonë,” u shpreh një zëdhënës i qeverisë kineze. “Mbrojtja e shëndetit fizik dhe mendor të minorenëve lidhet me interesat jetike të popullit tonë dhe ka të bëjë me kultivimin e një gjenerate të tërë.”

Rregullat e reja janë kthyer shpejt në temën më të diskutuar në vend si dhe në rrjete sociale. Disa përdorues shprehin suportin e tyre ndaj masave ndërsa të tjerë i quajnë ato drastike dhe të padrejta.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.