Agjencia Evropiane e Barnave rekomandon vaksinën Moderna për fëmijët nga 12 deri në 17 vjeç, por ja çfarë kanë deklaruar rregullatorët e SHBA-së

moderna 770x433

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar aprovimin e vaksinës kundër COVID-19 të llojit Moderna për të vaksinuar fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç.
Deri më tani, vaksina e Pfizer/BioNTech ka qenë opsioni i vetëm për vaksinim të fëmijëve në Amerikën Veriore dhe në Evropë. Agjencia e Barnave në SHBA (FDA) momentalisht është duke shqyrtuar nëse do të zgjerojë përdorimin e vaksinës Moderna për fëmijët nën moshën 18-vjeçare.

Ndërsa furnizimi me vaksina nëpër botë mbetet i vogël, shumica e botës ende ka vështirësi në imunizimin e të rriturve.

Rregullatorët e SHBA-së dhe në Evropë kanë bërë thirrje për kujdes pasi të dy vaksinat (Moderna dhe Pfizer) lidhen me një reagim ekstremisht të rrallë te adoleshentët dhe të rinjtë, që është dhimbje e gjoksit dhe inflamacion i zemrës.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.