Biden urdhëron shërbimet sekrete amerikane të hetojnë origjinën e koronavirusit
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka urdhëruar agjencitë e inteligjencës të zbulojnë shfaqjen e Covid-19, në kulmin e polemikave për origjinën e virusit.
Në një deklaratë, z. Biden u kërkoi grupeve të shërbimit sekret amerikan “të dyfishojnë përpjekjet e tyre" dhe t'i raportojnë atij brenda 90 ditësh.
Covid-19 u zbulua për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit 2019.
Më shumë se 168 milionë raste janë konfirmuar që në të gjithë botën dhe të paktën 3,5 milionë vdekje janë raportuar.
Autoritetet i lidhën rastet e para me Covid me një treg të prodhimeve të detit në Ëuhan dhe shkencëtarët besuan se virusi kaloi për herë të parë tek njerëzit nga kafshët.
Por raportet e fundit të mediave amerikane japin prova në rritje sevirusi mund të ketë dalë nga një laborator në Kinë.
Pekini i ka dënuar këto raporte.
LEXO TE NGJASHME