Singapori miraton përkohësisht testin njëminutësh të frymës për Covid
Singapor - Autoritetet e Singaporit kanë miratuar provizorisht një testë të frymës për Covid-19 që synon të tregojë nëse dikush është i infektuar me koronavirus brenda një minutë, sipas një kompania që e krijoi produktin.
Breathonix, një kompani spin-off nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, tha se tani po punon me Ministrinë e Shëndetësisë për të nisur një provë të kësaj teknologjie në një nga pikat kufitare të qytetit-shtet me Malajzinë.
Analiza e frymëmarrjes do të kryhet së bashku me provën aktuale të detyrueshme të antigjenit Covid-19.
Testi i frymëmarrjes arriti më shumë se 90% saktësi në një provë klinike pilot me bazë në Singapor, tha kompania vitin e kaluar.
Uebfaqja e Autoritetit të Shkencave të Shëndetit konfirmoi miratimin, për të cilin kompania tha se ishte sistemi i parë i tillë që mori autorizimin e përkohshëm në Singapor.
LEXO TE NGJASHME