Ministrat e BE kërkojnë të çimentojnë lidhjet tregtare me ekipin e Biden
Bruksel - Zyrtarët më të lartë të tregtisë së Bashkimit Evropian dhe SHBA të enjten do të kërkojnë të çimentojnë më tej përparimet e fundit në zgjidhjen e disa problemeve që kanë acaruar marrëdhëniet trans-Atlantike gjatë viteve të fundit.
Ministrat e tregtisë së BE do të kenë një takim virtual me përfaqësuesen e tregtisë amerikane Katherine Tai mbi subvencionet e prodhimit të aeroplanëve dhe tarifat e çelikut.
"Është pranverë këtu në Bruksel dhe ekziston një frymë optimizmi," tha Ministri gjerman i Tregtisë Peter Altmaier. Kjonë kontrast të fortë me katër vitet e marrëdhënieve përçarëse nën Presidentin Donald Trump.
Presidenti i SHBA Joe Biden do të vizitojë BE muajin e ardhshëm duke kërkuar të rrisë më tej bashkëpunimin për çdo gjë, nga luftimi me pandeminë COVID-19 dhe përballja me një Kinë në rritje si një rivale përçarëse.
"Ne kemi mundësinë të vendosim politikën globale të tregtisë në një bazë të re," tha Altmaier.
LEXO TE NGJASHME