SHBA/ Virginia shpërblen 100 dollarë për këdo që vaksinohet
Të rinjtë e vaksinuar kundër COVID-19 në Ëest Virginia jo vetëm që do të mbrojnë veten nga një virus vdekjeprurës, por gjithashtu do të fitojnë para.
Shteti amerikan po ofron një shumë prej 100 dollarësh për këdo në grupmoshën 16 deri 35 vjeç, të cilët janë në nxitim për të bërë vaksinën, tha Guvernatori i Ëest Virginia Jim Justice.
Kjo është një iniciativë e shtetit për t'i dhënë një shtysë vaksinimit të qytetarëve të rinj, të cilët nuk duken veçanërisht të gatshëm të vaksinohen kundër Covid 19.
“Unë jam duke u përpjekur të gjej një mënyrë për t'i motivuar ata me të vërtetë" , shtoi ai. Vaksinat u bënë të disponueshme në Virxhinia Perëndimore në fillim të janarit. Përkundër problemeve të tilla si mungesa e përhapur e aksesit në Internet, shteti amerikan ishte në gjendje të vaksinonte plotësisht një përqindje shumë të madhe të popullsisë së tij deri në fund të shkurtit.
LEXO TE NGJASHME