Greqi: Testet që bëhen vetë për Covid, nëpër farmaci që nga 7 prilli
Grupi i parë i kompleteve të vetë-testimeve për koronavirus u dorëzuan në Greqi të premten dhe farmacitë do të fillojnë t'i marrin ato që nga data 7 prill, tha të premten Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kontozamanis.
Në një konferencë të drejtpërdrejtë mbi pandeminë, Kontozamanis tha se një dërgesë e dytë është planifikuar të mbërrijë në Greqi në mes të javës së ardhshme dhe e treta e fundit, një javë më pas.
Nëse gjithçka shkon mirë, deri në fund të javës së ardhshme farmacitë në të gjithë Greqinë do të kenë marrë furnizime të mjaftueshme për të siguruar fillimisht teste që bëhen vetë për nxënësit e shkollave të mesme të moshës 16 deri në 18 vjeç si dhe për mësuesit e tyre. Ata më pas do të bëhen të disponueshëm për moshat 18 deri 64 vjeç në publikun e gjerë, shtoi ai.
Sipas një plani të paraqitur nga qeveria greke, çdo qytetar ka të drejtë të ketë një test në javë ose katër në muaj. Ministri tregoi me hollësi procesin e blerjes së tyre në farmaci si dhe mënyrën se si do të bëhen në shtëpi.
LEXO TE NGJASHME