Qytetarët amerikanë që janë vaksinuar do të mund të takohen pa mbajtur maska

3340 e1615238817151 780x439 
 

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë njoftuar se banorët e SHBA-së që kanë marrë dy doza të vaksinës në të ardhmen do të jenë në gjendje të marrin përfitime të caktuara mbi ata që nuk kanë marrë vaksinën e coronavirusit deri më tani.

Masat e reja të shpallura nga CDC lidhen kryesisht me mundësinë e takimit me njerëz që kanë marrë të dyja dozat e vaksinave të COVID-19.

Siç theksojnë ata, qytetarët që konsiderohen plotësisht të vaksinuar do të mund të takohen me persona të tjerë të vaksinuar pa pasur nevojë të përdorin maska, raporton cnn.

“Njerëzit konsiderohen të mbrojtur plotësisht dy javë pasi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës”, tha CDC.

Përveç kësaj mase, institucionet amerikane kanë njoftuar një sërë përfitimesh të tjera që kanë të bëjnë me njerëzit që janë vaksinuar plotësisht.

Rregullat e reja do t’i referohen kryesisht shoqërimit në ambiente të mbyllura, ku thuhet se personat e vaksinuar do të jenë në gjendje të shoqërohen brenda pa distancë fizike.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.