Presidenti Biden pezullon tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania
Presidenti amerikan Joe Biden do të ngrijë tërheqjen e trupave amerikane nga bazat amerikane në Berlin me një vendim që përmbys një vendim të Donald Trump-it, gjatë qëndrimit të tij të trazuar katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.
Sekretari Austin do të drejtojë planin për rishikimin e vendosjes së trupave nëpër botë dhe gjatë kësaj kohe do të ngrijë çdo rishpërndarje të trupave nga Gjermania", tha të enjten Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Ishte Trump që njoftoi tërheqjen e 9,500 trupave nga Gjermania - nga një total prej 34,000 të stacionuar në vend - në muajin qershor 2020 pas një grindjeje të vazhdueshme me Berlinin dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.
Ai pretendonte se Gjermania nuk e po përmbushte angazhimin e saj për të shpenzuar para për NATO. "Ne nuk duam të jemi të zhvatur më", u tha Trump gazetarëve në atë kohë. "Po i pakësojmë trupat sepse ata nuk po e paguajnë faturën e tyre; është shumë e thjeshtë. ”
Njoftimi për ngrirjen e rishpërndarjes së trupave pason lëvizjen e Biden për të ndryshuar vendimin e Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA nga një mori vendesh me shumicë myslimane.
LEXO TE NGJASHME