Shpëtojnë kutitë me vota/ Trump: Mbajeni mend këtë ditë
Kutitë me votat e kolegjit elektoral në SHBA kanë shpëtuar.
Ato janë larguar nga Senati përpara se turma të futej brenda.
Me shumë gjasë, votat që certifikojnë fitoren e Joe Biden do të ishin djegur.
Ndërkohë që situata është qetësuar disi në Uashington, presidenti Donald Trump bëri një tjetër postim në median sociale.
Ai tha se duhet kujtur kjo ditë përgjithmonë.
“Këto janë gjëra dhe ngjarje që ndodhin kur një fitore e thellë dhe e shenjtë në zgjedhje vidhet në mënyrë kaq brutale prej duarve të patriotëve që janë trajtuar keq dhe në mënyrë të pandershme prej kohësh. Shkoni në shtëpi me dashuri dhe në paqe. Kujtojeni këtë ditë përgjithmonë,” shkruan Trump.
LEXO TE NGJASHME