Virusi mutant/ Anglia futet në izolim më të rreptë se në mars

0.7johnson1609791921

Përhapja e shpejtë e një varianti të koronavirusit të ri ka bërë që Anglia të futet në një izolim edhe më të thellë se në marsin e shkuar.

Sipas Daily Mail, masat e rrepta u prezantuan nga kryeministri Boris Johnson.

Ai tha se shkollat do jenë të mbyllura deri në mesin e shkurtit, kurse njerëzit do të dalin jashtë vetëm për nevoja esenciale.

Vendimi vjen pasi vendi regjistroi një rekord prej mbi 58 mijë rastesh të reja në 24 orë.

Virusi i ri mutant përhapet më lehtë, duke shkaktuar frikë se do e bëjë vaksinën të paefektshme.

Kujtojmë se para pak ditësh, Johnson u bëri thirrje prindërve që të dërgojnë fëmijët në shkolla.

Por sonte ai tha se shkollat do jenë të mbyllura duke nisur nga nesër e të paktën deri në mes të shkurtit.

Studentët e universiteteve do të qëndrojnë në shtëpi dhe do studiojnë në distancë.

Palestrat, dyqanet joesenciale dhe shërbimet do jeë të mbyllura deri në një urdhër të dytë.

Kafenetë, baret dhe restorantet do jenë të hapura vetëm për të ofruar shërbim që merret me vete. Por masat e reja parashikojnë që të mos shërbehet alkool.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.