Venecia përmbytet sërish, pasi sistemi kompleks i digave nuk funksionoi

0.6venecia

Sheshi Shën Mark i Venecias ishte nën ujë të martën pasi një sistem i sapoinstaluar i digave artificiale të lëvizshme dështoi të aktivizohej.

Banorët - të mësuar prej kohësh me ngjarjen shumëvjeçare "acqua alta" ose me ujë të lartë - rrëmbyen çizmet e tyre prej gome edhe një herë për t'u marrë me përmbytjen që arriti një lartësi prej 1,.37 metrash mbi nivelin e detit në pasdite.

Ujërat zhytën sheshin e Shën Markut - zona më e ulët e qytetit, rreth një metër - dhe pushtuan bazilikën e famshme ndërsa shumë tregtarë bllokuan hyrjet e dyqaneve e panele druri për të mbajtur ujin jashtë.

Një sistem masiv i mbrojtjes nga përmbytja i quajtur MOSE që synonte mbrojtjen e lagunës së Venecias gjatë baticës së lartë u instalua më në fund në tetor.

Rrjeti i “kazanëve” që mbushen me ujë është projektuar të ngrihet brenda 30 minutash për të krijuar një pengesë të aftë për t'i rezistuar një ngritje uji prej tre metrash mbi normalen.

Por të martën sistemi dështoi të kalonte në veprim sepse parashikimi parashikoi gabimisht një rritje prej vetëm 1.2 metrash mbi nivelin e detit.





 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.