Zgjedhjet në SHBA/ Kur mund ta mësojmë fituesin?
BBC
Kush do jetë presidenti i ri?
Nuk e dimë, për shkak se nuk janë numëruar aq vota që Donald Trump ose Joe Biden të sigurojnë fitoren.
Në fakt, për shkak të kohës së gjatë për të numëruar votat me postë të hedhura gjatë pandemisë, procesi mund të zgjasë për disa ditë.
Në disa shtete kyçe si Arizona, Xhorxhia dhe Miçigan, numërimi mund të mbarojë të enjten.
Por kjo nuk është e gjitha: me sfidat ligjore ndaj rezultateve- mund të duhen javë përpara se një kandidat të shpallet fitues. Situata mund të bëhet e komplikuar.
Bëhet fjalë për këto shtete
Sa për kujtesë- që të bëhesh president nuk ke nevojë për votën popullore. Në fakt, një kandidat duhet të fitojë shumicën e një sistemi që njihet si kolegji elektoral. Secili shtet ka një numër të caktuar elektorësh, në përputhje me popullsinë. Nëse fiton një shtet, fiton votat e tij, me përjashtim të Nebraskës dhe Meinit.
Janë 538 vota në total- personi që merr 270 bëhet president. Dhe si zakonisht, beteja zhvillohet në disa shtete kyçe.
Zoti Biden është projektuar si fitues në Miçigan. Ai udhëheq me një diferencë të ngushtë në Nevada dhe Arizona dhe mediat thonë se ka fituar në Uiskonsin.
Nëse fiton në këto shtete, ai merr 43 vota të kombinuara për ta çuar në numrin ekzakt 270. Nëse fiton në Pensilvani dhe Xhorxhia, kjo u jep më rehati demokratëve dhe lë hapësirë edhe për ndonjë gabim.
Për zotin Trump, rruga drejt mandatit të dytë kalon nga Pensilvania dhe 20 votat e saj elektorale. Nëse fiton këtu, një fitore në në paktën tre nga shtetet e mbetura- me shumë gjasë në Xhorxhia, Karolina e Veriut, Nevada apo Arizona, mund ta mbajë në Shtëpinë e Bardhë.
Por me votat e mbetura për t’u numëruara dhe me marzhet e gabimit shumë të ulëta, kjo mund të ndryshojë gjithçka.
LEXO TE NGJASHME