Evropa nuk duhet ta vonojë fondin e rimëkëmbjes, thotë Lagarde

0.7bota.europe

Frankfurt -  Evropa nuk duhet të vonojë shpërndarjen e një fondi rikuperimi prej 750 miliardë euro për ekonominë e goditur nga pandemia dhe duhet gjithashtu të diskutojë për të krijiuar një instrument të përhershëm fiskal për bllokun, i tha Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde një gazete franceze.

"Qëllimi i Komisionit është që të jetë në gjendje t'i shpërndajë këto fonde në fillim të vitit 2021 dhe ky afat kohor duhet të mbahet," u citua Lagarde nga Le Monde.

"Shpresoj se do të ketë gjithashtu një diskutim në lidhje me një instrument të përbashkët buxhetor për zonën e euros dhe që të pasurohet nga përvoja jonë aktuale," shtoi ajo.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.