“S’pranoi të vinte maskën”, shqiptari dhunon dhe bën për spital 3 policët italianë
Një emigrant shqiptar është arrestuar në Itali pas dhunës që ushtruar ndaj 3 policëve bashkiakë.
Mësohet se shkak i dhunës është bërë kërkesa e 3 policëve ndaj shqiptarit për të vendosur maskën.
Emigranti shqiptar i cili po ecte në shoqërinë e një gruaje, gjithashtu pa maskë, është ndaluar nga patrulla dhe është urdhëruar të vendosë maskën bashkë me shoqëruesen.
Shqiptari fillimisht ka filluar të diskutojë me policinë dhe situata ka gjeneruar në dhunë.
3 policët janë dërguar menjeherë në urgjencë.
LEXO TE NGJASHME