Pandemia/ 835 mijë viktima dhe mbi 24 milion të infektuar në gjithë botën nga covid-19

0.4pandemia.raste

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 24 milion, përkatësisht 24,628,607Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 835,637.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 184,796 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 118,786, Meksika me 62,954 dhe India me 61,694.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 266 viktima dhe janë infektuar 9,083 persona.

Pas shfaqjes në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 17,094,634 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 6,6 milion raste aktive që presin të shërohen.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.