Regjistrohet njeriu i parë në botë, i infektuar për herë të dytë me COVID

0.7korona2

Raportohet pacienti i parë në botë i infektuar për herë të dytë me Covid-19.

Shkencëtarët e Hong Kongut kanë raportuar rastin e parë të infektuar me Covid-19 për herë të dytë, i cili u infektua me virusin katër muaj e gjysmë pas herës së parë.

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron se është e rëndësishme të mos nxjerren konkludime duke u bazuar me rastin e këtij pacienti.

Ekspertët thonë se ri-infektimet mund të jenë të rralla dhe jo domosdoshmërisht serioze.

Ka pasur më shumë se 23 milionë raste të infeksionit koronavirus në të gjithë botën.

Ky raport, i dalë nga Universiteti i Hong Kongut, thotë se burri kaloi 14 ditë në spital para se të shërohej nga virusi, por më pas pavarësisht se nuk kishte simptoma të tjera rezultoi pozitivisht për virusin për herë të dytë, pas një testi nëpërmjet pështymës.

Duke pasur parasysh numrin e të të infektuarve globalisht deri më sot, të hasesh me ri-infektim nuk është aq befasuese, ani pse është dukuri shumë e rrallë, përcjell albinfo.com.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.