U arratis pas hetimit për korrupsion, ish-Mbreti i Spanjës kapet me të dashurën në Abu Dhabi
Ish-mbreti i Spanjës është larguar në Abu Dhabi me të dashurën e tij. 82-vjeçari Juan Carlos, besohet se është kapur në një hotel me 10 mijë euro nata në Abu Dabi.
Ekspertja e familjes mbretërore, Pilar Eyre, thotë se ish-mbreti dhe bashkëshortja e tij Sofia nuk flenë më bashkë që kur ajo e kapi atë me një grua tjetër në vitin 1976, Marta Gaya, një interior-designer nga Majorka.
Pas vendimit shokues të ish-mbretit për t’u larguar nga Spanja më herët këtë muaj, thuhet se për shoqëruesen e tij u dërgua një anije më vete që t’i bashkohej atij në Lindje të Mesme pa rënë në sy.
“E dashura e tij ka qenë me të në 40 vitet e fundit, personi që e fal për çdo gjë, që gjithnjë e shoqëron dhe e mbështet atë,” thotë Eyre.
“Ata kanë pasur një lidhje të bukur dashurie dhe gjithmonë i kanë përballuar vështirësitë bashkë dorë për dore,” shton ajo.
Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe duke lënë Spanjën, mes një hetimi për korrupsion.
Ish-monarku ka mohuar të ketë shkelur ligjin dhe tha se do të ishte në dispozicion të prokurorëve nëse do të kishin nevojë për ta intervistuar. Largimi i tij ka shkaktuar debat në Spanjë rreth monarkisë dhe spekulimeve se ku mund të kishte shkuar ish-mbreti.
LEXO TE NGJASHME