Koreja e Veriut/ OBSH: Janë testuar në total 1,211 persona për Covid, ja rezultatet

0.1koreja Veriore 600x3601595746438

Korea e Veriut është një nga vendet e pakta në botë, ku nuk raportohet asnjë person i prekur nga Covid 19. Sipas OBSH vendi komunist  ka testuar 1,211 persona për koronavirusin më 16 korrik, dhe të gjitha këto teste rezultuan negative.

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i OBSH në Korenë e Veriut, Edëin Salvador për CNN, i cili shtoi se të gjitha institucionet edukative në vend, duke përfshirë edhe parashkollorët, janë tashmë në pushimet e verës që do të zgjasin dy muaj më shumë se zakonisht.

Aktualisht, 696 koreano-veriorë janë në karantinë. Ata janë të gjithë punonjës që punonin në portin Nampo dhe nga kufiri Sinuiju-Dandong mes Koresë së Veriut dhe Kinës.

“Rritja e numrit të personave të karantinuar vjen si shkak i rritjes së mallrave që vijnë në vend nga rrugët e Nampo dhe Sinuiju-Dangdong. Medikamenteve dhe produkteve medicinale si vaksina dhe produkteve të tjera të lidhura me Covid-19 po u jepet prioritet dhe po transportohen përtej kufirit,” shtoi Salvador.

Sipas OBSH, 15 laboratorë janë dizajnuar për testimin e koronavirusit në Korenë e Veriut, duke përfshirë këtu edhe laboratorët provincialë.

Po ashtu, Koreja e Veriut po kontrollon gjithashtu temperaturën e njerëzve duke përdorur termometra me infra të kuqe, duke siguruar edhe lehtësira për larjen e duarve dhe dezinfektues në të gjitha vendet publike, përfshirë qendrat tregtare, restorantet dhe hotelet.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.