Lindi vetëm 580 gram dhe me COVID-19, vogëlushi në Peru shërohet nga virusi

auto auto KEMBET E BEBES15564345511556438276

Një fëmijë i lindur prematurë në javën e 23 të shtatzënisë, 580 gram dhe i infektuar me COVID-19 nga nëna pozitive është jashtë rrezikut për jetën në Peru. Pas një muaji në inkubator vogëlushi i quajtur Jorge kaloi virusin dhe arriti peshën e 930 gramë.

Vogëlushi do të vijojë të qëndrojë ende në spital deri sa të arrijë peshën e duhur por ai tashmë është shëruar nga koronavirusi.

“Ai është fëmija më i vogël lindur nga një nënë e sëmurë me COVID-19- tha Dr. Marilú Pachas. “Lindja ishte bërë e detyruar. Parashikimet nuk ishin të favorshme, por dita ditës arritëm në fund të kësaj beteje”, vijoi më tej mjekja.

Foshnja, e cila ende ka nevojë për ndihmën e një respiratori, ka lindur më 15 qershor pa arritur ende në muajin e gjashtë të shtatzënisë për shkak të një gjendje që e detyroi nënën të ndërpresë shtatzëninë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.