Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Joe Biden, te enjten e pershendeti armepushimin qe u dha fund luftimeve 11-ditore mes Izraelit dhe Hamasit dhe premtoi ndihma humanitare e rindertim per Gazen. Duke u paraqitur ne nje konference te shkurter per gazetare ne Shtepine e Bardhe pas njoftimit per armepushim, shefi i qeverise amerikane gjithashtu premtoi se do ta perforcoje sistemin izraelit te mbrojtjes “Kupola e Hekurt”, pavaresisht ankesave brenda Partise Demokratike rreth shitjes se armeve qe ShBA-ja pritet t’ia ofroje Izraelit.