
817 mijë ka shkuar numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sipas universitetit John Hopkins, me 4 mijë e 420 vdekjet gjatë 24 orët e fundit, numri total i viktimave shkoi në 817,326.
817 mijë ka shkuar numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sipas universitetit John Hopkins, me 4 mijë e 420 vdekjet gjatë 24 orët e fundit, numri total i viktimave shkoi në 817,326.
Austria planifikon të vendosë gjoba deri në 3,600 euro për njerëzit që shpërfillin vaksinën kundër koronavirusit që synon t’i prezantojë në shkurt për të gjithë banorët e moshës 14 vjeç e lart, tha të enjten Ministri i Shëndetësisë.
Si e shohin kancelarin e ri në Francë? Dhe pse një vizitë në brigjet e Senës është më shumë se thjesht mirësjellje?Kur prezantuesi e pyeti Olaf Scholzin, gjatë një debati televiziv se ku do të zhvillohej udhëtimi i tij i parë zyrtar si kancelar, ai nuk dyshoi për asnjë sekondë: “Në Paris”. Tani do të ndodhë me të vërtetë: Olaf Scholz-i, kancelari i ri gjerman, do të shkojë në ditën e tretë të mandatit te partneri kryesor evropian i Republikës Federale. Në shtetin fqinj. Në Francë.
Macron kërkon që BE t'i ketë nën kontroll kufijtë e saj. Tre javë para se Franca të marrë presidencën e radhës së BE, nga Pallati Élysée vijnë kërkesa të qarta. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë fjalë për një mekanizëm të ri për mbrojtjen e kufijve të jashtëm në Europë. Në rast krize ky do të shtrihet edhe në zonën e Shengenit, është shprehur Macron në një konferencë shtypi para marrjes së presidencës franceze të BE në Paris.
Olaf Scholz do të bëhet kancelari i ri i Gjermanisë të mërkurën me një votim në parlament që lideri i SPD dhe aleatët e tij liberalë dhe të gjelbër pritet ta fitojnë me lehtësi.