
Shkencëtarët në Britaninë e Madhe po ndjekin zyrtarisht një variant të COVID-19 që është hibrid i mutacioneve Omicron dhe Delta. Super mutacioni i quajtur Deltacron mendohet se është gjetur tek një pacient që u infektua në të njejtën kohë me të dy mutacionet, por që nuk është e qartë nëse është i importuar apo e ka origjinën në Britaninë e Madhe.