
Cmimet e naftës janë rritur në mbi 100 dollarë për fuçi dhe tregjet globale të aksioneve kanë rënë pas raportimeve për veprim të zgjeruar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.
Cmimet e naftës janë rritur në mbi 100 dollarë për fuçi dhe tregjet globale të aksioneve kanë rënë pas raportimeve për veprim të zgjeruar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka lëshuar një kërcënim direkt për të gjithë ata që do të përpiqen të ndërhyjnë në sulmin e saj ushtarak në mbrojtje të Ukrainës. Putin deklaroi se do të ketë pasojë të papara ndonjëherë për këdo që do të kërcënojë Rusinë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar atë që e ka quajtur agresion të pashembullt ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Bashkimi Evropian është me Ukrainën, ka thënë ajo.
Ukraina njofton për disa sulme me raketa dhe shpërthime në disa qytete të vendit, njofton Deutsche Welle. Ukraina njofton për sulme me raketa ndaj Kievit dhe qytete të tjera. Sipas raportimeve në media ka kalime të trupave ruse në disa pjesë të vendit. Sulmi i përfolur këto ditë ndaj Ukrainës, sipas disa njoftimeve i drejtohet të gjithë vendit.
Presidenti amerikan Joe Biden ka biseduar në telefon me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky pas pushtimit rus të Ukrainës. ‘Sapo kemi përfunduar bisedën tonë me Volodymyr Zelensky ”, tha Biden në një deklaratë për shtyp duke shtuar: