
Produktiviteti i punës në Shqipëri ka mbetur në vendnumëro, çka do të thotë se fitimet e shqiptarëve nga puna nuk kanë ndryshuar. Shqipëria jo vetëm renditet e fundit në Rajon në këtë drejtim, por po thellon hendekun nga viti në vit sipas një studimi të fundit të Bankës Botërorë që trajton ecurinë e tregut të punës para dhe pas pandemisë në vendin tonë.