
Perëndimi rrezikon të përfshihet në luftë bërthamore, sepse nuk është duke biseduar mjaftueshëm me Rusinë dhe Kinën, ka thënë Këshilltari britanik i Sigurisë Kombëtare, Stephen Lovegrove.
Perëndimi rrezikon të përfshihet në luftë bërthamore, sepse nuk është duke biseduar mjaftueshëm me Rusinë dhe Kinën, ka thënë Këshilltari britanik i Sigurisë Kombëtare, Stephen Lovegrove.
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova nënshkruan të mërkurën në Uashington marrëveshjen e programit kompakt të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit përmes së cilës pritet të investohen mbi 236 milionë dollarë në sektorin e energjisë. 202 milionë do të sigurohen nga qeveria amerikane.
Ukraina e ka akuzuar Moskën për “luftë gazi” kundër Evropës, si dhe për ndalje të furnizimeve për të nxitur “terror” ndaj njerëzve.
Mbi 18.000 raste të lisë së majmunëve janë të raportuara në 78 vende të botës, shumica prej tyre në Evropë, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Nga sot, ura Peleshac e Kroacisë i krijon udhëtarëve mundësinë të shmangin disa pika të kontrollit kufitar. Struktura 2,4 kilometra e gjatë, një nga projektet më ambicjoze të këtij lloji që kur Zagrebi shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në 1991-shin, do të transformojë udhëtimin në Ballkan.