DHOMA-FRIGORIFERIKE-TIRANE-

SEBI SHPK - DHOMA FRIGORIFERIKE ME QERA

 RRUGA RRUGA INDUSTRIALE, KASHAR, TIRANE


 0682022936  /  0682163651    

 sebi_shpk@yahoo.it

E Hënë       08.00 - 16.00

E Martë      08.00 - 16.00

E Mërkurë  08.00 - 16.00

E Enjte       08.00 - 16.00

E Premte   08.00 - 16.00

E Shtunë    08.00 - 16.00

E Dielë                 pushim

Firma SE-BI SHPK është themeluar në vitin 1997 dhe ushtroi aktivitetin e saj kryesisht në importimin e produkteve të ngrira të mishit të gjedhit, derrit, shpendëve si dhe të perimeve të ngrira. Fillimisht, produktet depozitoheshin në frigoriferin e Tiranës, por prej vitit 2002, zyrat edhe ambjentet e magazinimit të Sebi shpk janë vendosur në autostradën Tirane - Durres, në Kashar, duke ofruar një pozicion komod për furnizimin e klienteve që vijnë nga rrethet. Ambjetet e magazinimit kanë një kapacitet prej 1500 ton, me kushte moderne dhe me cilesi e standarte europiane.
Prej më shumë se 10 vitesh, ne ofrojmë edhe shërbimin e depozitimit të produkteve ushqimore të freskëta dhe të ngrira për palë të tretë. Frigoriferi ynë ka teknologji bashkekohore dhe ruan në kushte optimale produkte në temperatura të ndryshme siç e kerkon proçesi teknologjik i ruatjes nga 0 gradë celcius deri në -20 gradë celcius.
 
Ne jemi të çertifikuar nga ISO:220000-2005, UNI 10854:1999 dhe IFS Logistics 
 
Misioni yne është të ofrojmë një sherbim cilësor sipas standarteve ndërkombëtare, siguri kundrejt konsumatorit, si dhe një bashkëpunim afatgjatë me partnerët tanë.

 

- Ambjente frigoriferike me qera, për ruajtjen dhe magazinimin e produkteve ushqimore të ngrira dhe të freskëta

- SEBI shpk u ofron klientëve një gamë të gjerë shërbimesh dhe zgjidhjesh për produktet e ngrira dhe të freskëta, duke filluar nga pranimi i mallit, menaxhimi, sistemimi, përdorimit të programit të magazinës deri në dorëzimin e tij.

Kapaciteti i ambjenteve me qera të ofruar varion dhe përshtatet sipas kërkesa të klientit, duke i ofruar atij zgjidhjen më të mirë. Disa nga shërbimet tona standarte janë:

- Dhoma Frigoriferike për ngrirje nga -15 °C deri në -18°C me rafte fikse dhe të lëvizshëm
- Dhoma Frigoriferike nga 0 °C deri në 4°C me rafte fikse dhe të lëvizshëm

Sipërfaqet e ofruara:

E gjithë dhoma frigoriferike (të ofruara me përmasa të ndryshme)
Sipërfaqe të llogaritura sipas rafteve ose paletava
Për të qënë sa më pranë kërkesave të klientit, ne ofrojmë një infrastrukture bashkëkohore, të ndërthurur me një teknologji të lartë. Këto shërbime krahas cilesisë, garancisë, sigurisë dhe profesionalizmit të ofruar, influencojne edhe në uljen e kostove të magazinimit të produkteve në ambjentet e Sebi shpk. Klientet tanë nuk janë të detyruar të mbajnë magazinier ose punëtorë magazine. Infrastruktura lehtesuese sigurohet nga:

  • Shkarkimi i kamioneve frigoriferik
    Shkarkimi i konteniereve frigoriferik
    Paletizimi i produkteve
    Kontrolli dhe marrja në dorezim nga magazinieri
    Sistemimi në rafte në dhomat frigoriferike
    Dorëzimi dhe ngarkimi në kamion kur merret produkti
    Monitorimi për sasitë e produktit, informacioni i ofruar nga kompjuteri konsiston:
    Marrjen e peshës nga barkodi
    Printim numri palete
    Kodi artikullit
    Data e skadencës
    Sasia në hyrje të produktit
    Lëvizjet e produktit
    Gjëndja e produktit 


Krahas shërbimeve që ne tashmë ofrojmë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të gjetur zgjidhje të reja me qëllim ofrimin e një ambjenti sa më bashkëpunues dhe inovativ.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.