'Lani rrobat me 30 gradë'/ Boçi: Edukim masiv si në kohën e Covid-it!
Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka reaguar pas këshillave të ministers Balluku për të kursyer energjinë elektrike.
Në postimin e tij në Facebook, Boçi ka sjellë në vëmendje tanket rrugëve të qyteteve në Shqipërinë pa luftë dhe me raste të pakta infektimesh me covid.
Postimi i plotë:
Edukim masiv si në kohën e Covid-it!
I mbani mend tanket rrugëve të qyteteve në Shqipërinë pa luftë dhe me raste të pakta infektimesh me covid?
I mbani mend efektivët e Policisë që gjëmonin nëpër rrugica dhe nëpër lagje këdo që ajrosesh në Shqipërinë e izoluar?
U desh një punë e fortë vetëmohuese nga ERTV dhe “stari” i saj, që qytetarët shqiptarë “të ndërgjegjësoheshin” për luftën me pasoja të ngjashme si në Itali, që i priste përpara!...
Përballë një krize energjetike, Edi Rama dhe Balluku e tij, kanë konstatuar sërish mangësi të theksuara në kuptimin e pasojave të kësaj lufte të re që i pret qytetarët shqiptarë.
Me të njëjtin zell dhe vetëmohim, kanë nisur të ndërgjegjësojnë shqiptarët e pabindur se si të fikin dritat, apo si të përdorin lavatriçen vetëm njëherë në javë, me 30 gradë!
Lufta e parë rezultoi fitimprurëse boll për Ramën dhe Tiret e tij.
Për luftën e re po siguron goxha armatim serioz nga Bangladeshi.
Po sjell ca impiante që do helmojë Vlorën me squfur dhe në fund do t'i rris çmimin e energjisë
LEXO TE NGJASHME