'Punësimi në arsim'/ Berisha: Diskriminuese! 3 muaj në provë për të zbuluar bindjet politke

auto sali berisha15837892481661103361

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një denoncim në lidhje me praktikat e punësit në arsim, ku sipas nismës së fundit të qeverisë, për të filluar punë si mësues duhet të kalosh një periudhë tre mujore para se të marësh emërimin. 

 

'Praktika diskriminuese për mësuesit dhe shkatërruese për arsimin. Kur plotësojnë të gjitha kushtet e shpallura, i lënë 3 muaj në provë për të mbledhur të dhëna për bindjet e tyre politike', shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë: 

 Praktika diskriminuese për mësuesit dhe shkatërruese për arsimin.
Kur plotësojnë të gjitha kushtet e shpallura, i lënë 3 muaj në provë për të mbledhur të dhëna për bindjet e tyre politike.
Lexoni mesazhin e mësuesit dixhital. #sb 
- - - - -
Pershendetje , uroj me te mirat per ju dhe familjen tuaj. Jemi Shume te shqetesuar rreth punesimit ne arsim , mire qe na cojne si dele ne portal dhe provime fiktive, por tani duhet te jemi e me prove nga 3 muaj para se te na punesojne . Na rrofte shkolla , masteri , licenca, trajnimet , kualifikimi Etj sepse do ngelemi duke u dergjur ne prove gjithe jeten. Perfundimisht ky eshte fundi ! Skam degjuar askend ta ngrej kete shqetesim prandaj ju shkruajta , duke marre ne konsiderate qe jeni ze i lire mendova tju shkruaj. Uroj mos ma kete lexuar patronazhistja kete sms se as me kontrate Nuk do me cojne ne pune . Respekte 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.