Detaje nga mbledhja/ Deputetët e PD-së kërkojnë distancim nga Basha
Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u mblodhën dy ditë më parë në një nga lokalet e Tiranës për të diskutuar rreth të ardhmes së tyre politike. BW ka zbardhur pjesë nga diskutimi i deputetëve.
Ajo që bie në sy është fakti se shumica dërrmuese e deputetëve të pranishëm kanë kërkuar një distancim të qartë nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Sajmir Korreshi, Grida Duma, Flutura Açka dhe Tomorr Alizoti e kanë bërë të qartë që Basha ka vend në grupin parlamentar vetëm si deputet, por nuk mund të shihet më si kryetar i partisë në të ardhmen.
Të vetmit që kanë kërkuar “të mos i kthejnë shpinën” Lulzim Bashës ishin Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.
Lefter Geshtenja: Këtë takim e kam inicuar së bashku me Flamurin, për të folur hapur, për të pirë një kafe dhe për të diskutuar me njeri-tjetrin të ardhmen e grupit, dhe çfarë shkon mirë apo keq. Kam ftuar 34 deputete, nga 35, dhe nuk kam ftuar Lulzim Bashën, për shkak se disa kolegë ma vendosën kusht që nëse do të ishte Basha, ne nuk do të vinim këtu.
Helidon Bushati: Padyshim pjesë e Partisë Demorkatike do duhet të jetë gjithkush që ka kontribuar dhe ka dhënë për këtë forcë potlike, madje e kemi hapjen nevoje urgjente. Padyshim që ne si grup do duhet të jemi të hapur ndaj cdo demokrati, ndaj çdo kontribuesi në cdo nivel. Por një gje duhet ta themi qartë dhe të jemi të vendosur, e kjo është për të mirën e Partisë Demorkratike. Duhet të shkëputemi nga çdo sinjal dhe të jemi të qartë se askush nga ne nuk luan lojën apo është pro rikthimit të Lulzim Bashës, në krye të PD-së.
Saimir Korreshi: Të dalim me akt publik dhe të themi që Lulzim Basha nuk vjen më në krye të PD. Lulzim Basha nuk shihet nga ky grup si drejtues në të ardhmen. Si deputet e ka të drejtën e vet të jetë. Nuk duhet në quhemi grupi i Lulzim Bashes sepse nuk jemi.
Grida Duma: Sot po ua them të gjithëve, sepse erdha për të qenë e hapur, atë që i thashë kryetarit të grupit edhe veçmas që në fillesë; distancohu publikisht nga ish-kryetari dhe deklaro që nuk je nën hyqmin e tij, përndryshe do të jetë e dëmshme për ty vetë e për këdo tjetër që mban këtë qëndrim. Përpos kësaj, i kam kërkuar të ngrihet menjëherë, menjëherë, një grup përfaqësues i PD dhe të bëhet një dialog i hapur me demokratët kudo nëpër Shqipëri.
Flutura Açka: Ky grup nuk mund të rrijë bashkë në kushtet e mungesës së sinqerietit dhe mirëkuptimit të plotë. Eshtë krijuar përshtypje brenda grupit, por edhe jashtë, se këtu është një celulë që punon vetëm për kthimin e Bashës, madje qarkullojnë edhe emrat se cilët janë. Duke bërë këtë, përfshijnë në aksionin e tyre pa dashje edhe pjesën tjetër të grupit, që është cilësuar si bashkëpunëtorë të Bashës. Vetë jam e lodhur duke u thirrur e duke lexuar për veten si bashiste. Une nuk bëj pjesë aty, opinionin tim dhe idetë e mia i kam bërë të qarta.
Enkelejd Alibeaj: Une jam rritur i persekutuar dhe e di çfarë do të thotë t'i kthesh kurrizin tjetrit. Unë nuk i kthej kurrizin Lulzim Bashes. Ne kemi bërë opozitë. Lulzim Basha nuk ka efekt dhe impakt tek grupi ynë. Ai ka dhënë dorëheqjen.
Tomor Alizoti: Kundërshtari i këtij grupi parlamantar është Basha e jo Berisha. Berisha ka zgjedhur rrugën e tij, ka ndërtuar strukturën e tij, mbi këtë grup bie hija e Bashes. Pa ndërmarrë një akt politik, ku grupi parlamentar nuk e pranon rikthimin e Bashës si kryetar, nëse ky grup vazhdon në këtë rrugëtim politik, është drejt asgjësimit. Në politikë nuk gjykohet me emocion, por me arsye, faktorët politikë i zgjedh terreni. Berisha është realitet politik, duhet gjetur menyra komunikim me të. Nëse ky grup nuk distancohet nga Basha, unë madje as për një takim të tillë e kushtëzoj veten. Finalizimi duhet të jetë bashkimi i demokratëve.
Gazment Bardhi: Ne nuk jemi mbedhur këtu për të shpallur armik Lulzim Bashën, jemi mbledhur për qejf. Edhe vete Berisha nuk po e permend më. Unë nuk e mohoj që kontaktoj me Lulzim Bashën, sepse nuk ka asgje, që unë ta shpall armik Bashën, siç bënë disa këtu prej 4 oresh. Kjo duket e inskenuar për konsumim mediatik, pasi vetë Sali Berisha nuk e përmend më Lulzim Bashën.
Dashnor Sula: Nuk duhet të diskutojmë për rikthimin e Bashës, mos e faktorizoni kot. Duhet të bashkohemi ose të gjejmë rrugë bashkëpunimi për të fituar në 2023. Nuk kemi kundërshtar Berishën, por Ramën dhe PS. Në 2023 jam kundër daljes së PD-së me dy kandidatë, ndaj duhet gjetur bashkëpunimi për të pasur kandidatë të përbashkët. Vendimi i gjykatës duhet të zgjidhet, pasi në të kundërtën PD shkon drejt shkatërrimit, duke e mbajtur të zvarritur këtë çështje. Nëse gjykata vendos pro Berishës, duhet të punojmë me të, duke nisur punën nga baza, nëse gjykata vendos kundër Berishës duhet të bashkëpunojmë edhe me kolegët pranë tij për të vijuar riorganizimin e PD-së pa përjashtuar njeri.
LEXO TE NGJASHME