Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit shkon te Meta: Morëm mbështetjen e Presidentit për mos ta dekretuar ligjin
Një përfaqësi e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit zhvilloi pasditen e sotme një takim informativ me Presidentin e Republikës Ilir Metën, ku i kërkuan mos dekretimin e ligjit për koncensionin e Butrintit te një fondacion privat.
Presidentit iu parashtruan argumentat kushtetuese, ligjore dhe kombëtare se përse ky ligj nuk duhet të dekretohet.
Nga ana e tij presidenti Meta u tregua i hapur dhe bashkëpunues, duke ofruar të gjithë mbështetjen e institucionit të Presidencës në këtë nismë kombëtare.
Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit njoftoi se takimet do të vijojnë edhe në qytete të tjera për të ndërgjegjësuar shqiptarët mbi këto nisma antikombëtare nga mazhoranca socialiste.
Të pranishëm në këtë takim ishte Profesori Apollon Bace, gazetari Aulon Kalaja, ambientalisti Sazan Guri, aktivisti Altin Goxhaj, juristi Redon Meksi, avokatja Dorisa Ruda, gazetari Ardit Zeneli edhe disa te tjerë.
LEXO TE NGJASHME