Meta shkel në tokë amerikane/ Ambasadorja Yuri Kim e fton për darkë si ish ministër i jashtëm

meta.meta.amerikeeee

14 muaj pas përplasjeve me Yuri Kim para zgjedhjeve, Presidenti në ikje Ilir Meta  ftohet në rezidencën amerikane, por në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm.

Gjithsesi është një ndryshim cilësor në raportet e tij me ambasadën. Zyrtare amerikane e shmangën për një vit, përfshirë dhe Escobar në Janar, por me afrimin e fundit të mandatit si President, për Ilir Metën po mbaron dhe acari amerikan.

Acari mbetet tani vetëm rreth Sali Berishës, i cili kontaktin më të afërt me Ambasadën Amerikane e kishte pak muaj më parë, kur hyri në një lokal në muret e saj, në një proces të brendshëm votimi partie.

Prej asaj kohe gjërat kanë ndryshuar. Embargo amerikane është forcuar nga braktisja europiane ndaj kreut të vetëzgjedhur.

Sot, ndryshuan sërish. Meta mund të jetë nesër në opozitë, por amerikanët i kujtuan sot kohërat e mira.

“Le të kujtojmë gjërat që na mbajnë bashkë”, komentoi ambasadorja amerikane në foton kolektive. Kohërat e mira me amerikanët i ka pasur dhe ish Presidenti dhe ish-kryeministri Sali  Berisha.

Por, ato sot nuk preferon ti kujtojnë më. Edhe kujtimet e tij, duket janë shpallur ‘non grata’.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.