Mbërrin në Presidencë arkëmorti i ish-Presidentit Bujar Nishani, të enjten përcillet në banesën e fundit

 Nishani bujar0analiza 671x450

Arkëmorti me trupin e pajetë të ish-Presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në Presidencë.

Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu”, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq e dashamirës të ish-presidentit. Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë.

Të enjten e 2 qershorit në harkun kohor 10:00-12:00 do zhvillohen homazhe sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Arkëmorti i presidentit Nishani do ta lerë Presidencën në orën 12:00 për t’ju drejtuar varrezave të Sharrës për ceremoninë e varrimit.

Programi i ceremonisë së homazheve në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë)

– Mbërritja e arkemortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën “Skënderbeu” të Institucionit e Presidentit.

– Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Dt. 2 qershor 2022 (e enjte)

Ora 10:00-12.00 Homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

– Ceremonia e varrimit dhe fjalime lamtumire.

– Dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani.

Ish-Presidenti  Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56- vjeçare. Prej më shumë se një muaji ai u transferua nga spitali “Shefqet Ndroqi” në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ra në gjendje kome.

Nishani u shtrua  në ish Sanatoriumin e Tiranës në datën 20 prill për shkak të komplikacioneve të një pneumonie të mbivendosur mbi fibrozat post covid në mushkëri. Në 23 prill u zhvendos në Gjermani.

Nishani vuante nga një sëmundje autoimune në mushkëri dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i Covid-19 i la në organizëm.

Ai është i dyti ish President shqiptar pas Ramiz Alisë që ndahet nga jeta. Ish-presidenti i parë pluralist pas viteve ’90, Ramiz Alia është përcjellë në 9 Tetor 2011  për në banesën e fundit ndërsa homazhet për nder të tij janë zhvilluar për një orë në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë.

Atë kohë protokolli i shtetit zhvilloi një ceremoni zyrtare, por  pa të shtëna armësh dhe pa bandë nderi e truprojë.








LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.