E dënuara për vrasje ngelet shtatzënë në burg, për të marrë arrest shtëpie
E dënuara për vrasje Daisy Link ka kërkuar kësaj jave të lirohet në arrest shtëpie prej shtatzanisë së saj të papritur, edhe pse nuk ka pasur kontakte me asnjë burrë. Zyrtarët thanë se ajo i kishte rrëfyer nënës se shtatzënia ishte shkaktuar pasi ajo kishte siguruar dorezën e një të burgosuri, me të cilën ai ishte masturbuar.
Gruaja ishte burgosur për vrasjen gjakftohtë të bashkëshortit të saj në 2022 ndërsa ka arritur të siguronte dorezën e të burgosurit me lëngun trupor, nga sistemi i ventilimit te qelive, sipas raprotimeve.
E dënuara tashmë thotë se duhet të vendoset në arrest shtëpie prej gjendjes së saj shëndetësore, për çka gjykatësi do të vendosë pas dëgjimit të argumenteve.
Link kishte qëlluar bashkëshortin e saj në shtëpinë e tyre në 2022 por pa dashur ta vriste, sipas dëshmisë, por megjithëse ai ishte goditur në kofshë plumbi i preu një arterie kryesore dhe humbi jetën pak më vonë.
LEXO TE NGJASHME