“Po mbledh para për fëmijët jetimë”, si po përfitojnë mashtruesit nga tragjedia e Liridonës

Screenshot 12 12 2023 2 56 16 PM

Pa kaluar as dy javë nga nata kritike ku Liridona Ademaj u vra, familja e Shaban Murselit ka marr një telefonat të çuditshme gjatë së shtunës.

Një person i panjohur deri në atë moment, që ishte paraqitur si përfaqësues i një shoqate bamirësie nga Mali i Zi, i kishte njoftuar ata se kanë mbledhur pesë mijë dollarë për dy fëmijët që humbën nënën, e babai i tyre po dyshohet si organizator i rastit. Por, që të hollat të dërgohen në familje, personi nga Mali i Zi, pati një kërkesë.

Në tërë këtë bisedë prezent ishte edhe babi i të akuzuarit të tretë për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokallaj.

Për televizionin Dukagjini, ai ka treguar se si ranë pre e mashtrimit. Baba i Kushtrim Kokallajt, Sali Kokallaj ka theksuar se “Tha duhet menjëherë me i pagu 280 euro në Western Union, se pa i pagu ato, paret nuk dalin. Mi dha 280 euro Shabani, shkova i pagova. Shkova në Bankë, ku pat me i qit paret, i tregova që kështu më ka thënë njani, jo tha s’ka kurgjo.” I njëjti, ishte prezantuar si Rinard Gjonbalaj, përfaqësues i një shoqate humanitare nga Plava e Malit të Zi.

Televizioni, në numrin e njëjtë me të cilin Gjonbalaj kishte komunikuar me familjarët, ka komunikuar me të, por ai ka mohuar përfshirjen në këtë rast.

Personi që e ka thirr: “

Unë: T’njëjtit kanë thënë se ju i keni telefonuar dhe ju keni thënë se janë mbledhur disa të holla për dy fëmijët jetim…

Rinard:….Absolutisht nuk ka të bëjë kurgja… unë as nuk i njoh, as nuk kom të bëjë asgjë oj e nderuar me atë rast,……

Gjonbalaj, edhe më herët është përmendur si i dyshuar për mashtrime të ngjashme, duke u paraqitur si përfaqësues i bankave të ndryshime komerciale të vendit, e viktimë e tij kishin qenë shumë persona.

Me rastin, tashmë ka filluar të merret policia, pas denoncimit të bërë në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë-Gjakovë, Sheremet Elezi ka thënë “sot ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se një personit i kishte dërguar një shumë parash me mendimin se do të përdoreshin për bamirësi. Më vonë kishte kuptuar se ishte mashtruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti ‘Mashtrim’. Rasti është duke u hetuar”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.