Papa Françesku shtrohet sërish në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni gjatë pasdites
Selia e Shenjtë shpjegoi se “Papa do t’i nënshtrohet një laparotomie nën anestezi të përgjithshme dhe kirurgji plastike të murit të barkut me proteza”.
Alfieri është i njëjti profesionist që kishte operuar Papa Françeskun në korrik të dy viteve më parë për një stenozë divertikulare simptomatike të zorrës së trashë. Deri më sot, kirurgu ka kryer më shumë se 9000 operacione dhe vjen nga linja direkte dhe nga shkolla e kirurgëve pranë papëve.
Alfieri ishte në fakt një nxënës i kirurgut Giovanni Battista Doglietto, i cili nga ana e tij ishte në ekipin e Francesco Crucitti, i cili hyri në histori si kirurgu i Gjon Palit II pasi e kishte operuar tre herë.
“Operacioni i organizuar ditët e fundit nga ekipi mjekësor në ndihmë të Atit të Shenjtë, u bë i domosdoshëm për shkak të një hernie incizionale të infektuar që po shkakton sindroma subokluzive të përsëritura, të dhimbshme dhe përkeqësuese. Shtrimi në institucionin shëndetësor do të zgjasë disa ditë për të lejuar ecurinë normale pas operacionit dhe rikuperimin e plotë funksional”, shpjegoi drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.
LEXO TE NGJASHME