Policia troket në shtëpinë e gabuar, vret njëriun e pafajshëm

 800 0 64315eb4ad166

Një burrë i pafajshëm është vrarë nga oficerët e policisë që iu përgjigjën një thirrjeje për dhunë në një familje, pasi shkuan në rrugën e gabuar për në shtëpi në Neë Mexico. CNN raporton se viktimë ka mbetur  52-vjeçari Robert Dotson.

Agjentët, të cilët mbërritën rreth orës 23:30 para shtëpisë që besonin se ishte ajo e raportuar për dhunë, trokitën pa sukses. Në atë moment ata i kërkuan stacionit që të telefononte personin që kishte raportuar për aksidentin për sqarim.

Por në të njëjtën kohë një burrë i armatosur me pistoletë hapi derën dhe një oficer qëlloi duke e vrarë atë në çast.

Sipas policisë edhe gruaja e tij ishte gjithashtu e armatosur dhe ajo shkëmbeu armë zjarri, por kur kuptoi se ishin oficerë, hoqi dorë. Gruaja nuk është lënduar.

“Jam zemërthyer. Dotson nuk ishte subjekt i kësaj telefonate,” tha shefi i policisë së Farmington, Steve Hebbe. “Është një fund tepër tragjik. Më vjen shumë keq që gjendemi në këtë pozicion,” shtoi ai.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.