Tensionet Athinë-Ankara, Erdogan paralajmëron Greqi: Mos na provokoni, pasojat do të jenë katstrofike

 640 0 633abcf7489fe

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përdori sërish retorikë sulmuese ndaj Greqisë, në lidhje me çmilitarizimin e ishujve grekë dhe furnizimin e Greqisë me avionët amerikanë F-16.

Erdogan i bëri thirrje qeverisë greke të qendrojë larg provokimeve, pasi sipas tij kjo gjë do të përfundojë keq.

“Qendroni larg provokimeve që do të çojnë në katastrofë për vendin dhe popullin tuaj”, citohet të ketë thënë Erdogan.

Në fjalimin e tij në parlament, Erdogan tha se askush nuk mund ta kufizojë horizontin e Turqisë në 780,000 kilometra katrorë.

“Arsyetimi i Greqisë, i cili militarizon ishujt e Egjeut, është i papajtueshëm me logjikën e aleancës. Ne e dimë shumë mirë se kush është vendi që edhe pas 100 vitesh po armatos sërish Greqinë.

Ne e dimë lojën që po tentohet të luhet në këtë mënyrë. Ne këshillojmë administratën greke të qëndrojë larg provokimeve që do të çojnë në katastrofë për veten dhe popullin e saj”, tha Erdogan, duke lëshuar kërcënime të reja kundër Greqisë.

Erdogan iu përgjigj gjithashtu kritikave për pjesëmarrjen e tij në një samit me liderët e Rusisë dhe Kinës, duke thënë se “disa vende tentojnë të paraqesin nismat tona të politikës së jashtme si një zhvendosje nga boshti ynë.

Bëhet fjalë për forcimin e boshtit tonë, në të njëjtën kohë kryerjen e marrëdhënieve të ndryshme diplomatike mbi bazën e interesave tona kombëtare”.

“Me krenari deklaroj se diplomacia turke po kalon një nga periudhat e saj më të suksesshme në dekadat e fundit.

Qasja jonë ndaj krizës ukrainase është shembulli i fundit i politikës sonë të jashtme që përqendrohet në paqen, stabilitetin dhe njerëzit, “tha presidenti turk.

Nga ana e saj Athina zyrtare thotë se Turqia duhet të zgjedhë nëse “do të vijë në një dialog të tillë apo jo”, duke shtuar se “përbërësi bazë duhet të jetë një de-përshkallëzimi”.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias tha dje  se vendi i tij është i hapur për bisedime me Turqinë, por vetëm nëse Ankaraja ndal provokimet e saj.

“Turqia duhet të zgjedhë nëse do të arrijë në një dialog të tillë apo jo, por përbërësi bazë duhet të jetë një de-përshkallëzimi”, tha Niko Dendias për mediet greke.

Dy armiqtë historikë kanë një listë të gjatë ankesash, duke përfshirë kufijtë detarë, të drejtat e fluturimit, përcaktimin e rafteve të tyre kontinentale dhe ishullin e ndarë të Qipros, por muajt e fundit marrëdhënia e tyre është acaruar më shumë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thuhet se përdori një vizitë në SHBA në maj për të lobuar kundër përpjekjeve të Ankarasë për të blerë avionë luftarakë nga Uashingtoni, duke pretenduar se Turqia po shkelte hapësirën ajrore greke.

Turqia ka akuzuar Greqinë për armatosjen e ishujve të Egjeut që synohen të çmilitarizohen, sipas ligjit ndërkombëtar, dhe gjithashtu është alarmuar nga bashkëpunimi në rritje i Greqisë për mbrojtjen me SHBA-në dhe Francën.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.