E rëndë/ 20-vjeçari vret 3 pjesëtarë të një familje, plagos dhe dy të tjerë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dublin mbrëmjen e shkuar, ku pas një sulmi në banesë kanë mbetur të vdekur një vajzë 18-vjeçare si dhe vëllai dhe motra e saj e mitur 8-vjeçarë.
Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar i cili dyshohet se është autori i këtij sulmi horror.
Sipas asaj që shkruan “The Sun” e gjithë ngjarja mbetet ende e paqartë pasi përveç tre viktimave kanë mbetur të plagosur një fëmijë 14-vjeçar dhe nëna e 3 fëmijëve që humbën jetën në këtë ngjarje.
Policia bën me dije gjithashtu se i dyshuari kryesor i cili tashmë është arrestuar mendohet se ka patur njohje me familjen ku u bë masakra.
LEXO TE NGJASHME