Murgu 114-vjeçar mposht koronavirusin
Shërimi nga koronavirusi i Abe Tilahun Voldemikael nga Etiopia, për të cilin familja pretendon se është 114-vjeç, konsiderohet nga mjekët si një rast i jashtëzakonshëm.
Konsiderohet se personat mbi 80-vjeç janë ndër më të rrezikuarit nëse preken me koronavirus.
Për 114-vjeçarin, i cili është një murg etiopian, tani po kujdeset nga nipi i tij.
“Kur isha në spital, iu luta Zotit që të shërohej. Unë qava dhe u luta që i gjithë planeti të jetë i shëndetshëm,” tha ai për BBC.
Aba Tilahun u testua rastësisht për COVID-19 dhe u pranua në spital para se të kishte simptoma. Kjo i lejoi stafit mjekësor t’i përkushtohej pacientit dhe ta monitoronte atë me kujdes.
Pas katër ditësh, ai u pranua në kujdesin intensiv në Spitalin Yeka Koteba, gjendja e tij u përkeqësua dhe u vendos në një respirator. Kaloi 14 ditë në spital dhe ishte në një respirator për më shumë se shtatë ditë.
“Është e mahnitshme që i mbijetoi koronavirusit duke marrë parasysh moshën e tij. Ne jemi të lumtur që e kemi liruar”, tha mjeku i tij, Hiluf Abate.
Spitali vuri në dukje se nuk mund të përcaktonin moshën e Abe, pasi nuk kishte një certifikatë lindjeje, por ata konfirmuan që ishte më i vjetër se njëqind vjet.
Në Etiopi, 5,000 raste me koronavirus janë konfirmuar deri më tani, nga të cilat 81 me përfundim fatal.
Për të shtypur përhapjen e koronavirusit, Etiopia vendosi një gjendje të jashtëzakonshme në prill, duke mbyllur shkollat dhe duke ndaluar tubimet e mëdha dhe ngjarjet sportive, transmeton KosovaPress.
LEXO TE NGJASHME