Pijedashësit do të duhet të regjistrohen para se të shkojnë në lokal
Ndërsa masat e bllokimit po shkojnë drejt lehtësimit në thuajse gjithë botën, qeveria britanike po mendon se një masë të re akoma më shtrënguese dhe gati-gati të habitshme.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock zbuloi se qeveria po e mendon seriozisht planin që pijedashësit të regjistrohen para se të shkojnë nëpër lokale
Duke folur për Sky News, Hancock tha:
“Nuk e kemi marrë edne si vendim por unë jam pro kësaj, Ka vende të tjera në botë që po e përdorin këtë qasje. Arsyeja është se nëse ka një rast pozitiv, deri tani kemi pasur me mijëra, ateherë përmes regjistrimit të personave që frekuentojnë pub-et është më e lehtë t’i gjurmojmë njerëzit qeë mund te jenë në rrezik si shkak i kontakteve. Pra është si qasja përmes procesit të testimit dhe gjurmimit, veçse në këtë rast do duhet të regjistrohesh për të shkuar në pub.”
Kjo masë po mendohet nga qeveria britanike pasi pub-et dhe lokalet e birrës po dështojnë të respektojnë distancimin fizik.
Burimi: LadBible
LEXO TE NGJASHME