E njohu në Facebook, dhëndri kërkon divorcin 2 ditë pas martesës: Nusja më doli burrë

nuse 750x430

Vetëm dy ditë pasi ishin martuar, burri ka kërkuar divorcin nga gruaja e tij, pasi kjo e fundit i kishte dalë burrë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Muh të Indonezisë, teksa dhëndrri 31-vjeçar ka kërkuar divorcin duke e akuzuar edhe për mashtrim “nusen” e tij, e cila në të vërtetë kishte qenë mashkull.

Djali u martua me një “vajzë” 25-vjeçare që e njohu në Facebook, e cila shfaqej me emrin Mita në rrjetin social.

Dy të rinjtë nxituan të martohen dhe kjo bëri që vetëm natën e martesës djali ta merrte vesh se kishte marrë për nuse një burrë.

31-vjeçari tha:

“U takuam për herë të parë për një kafe, nuk kisha dyshuar asgjë dhe u dashurova. Vendosëm menjëherë të martohemi.”

Madje as të pranishmit në dasmë nuk dyshuan në gjininë e nuses, por problemi filloi natën e parë të martesës kur Mita refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale.

E njëjta gjë ndodhi edhe një ditë më vonë, dhe pikërisht atë natë 31-vjeçari mësoi mashtrimin, ndërkohë që detajet se si, nuk bëhen me dije.

Pasi u zbulua, Mita u largua pa gjurmë, ndërsa djali e denoncoi për mashtrim dhe kërkoi divorc.

Ndërkohë e vërteta ishte se Mita quhej Adi në të vërtetë dhe ishte mashkull.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.