Kishat në Greqi kremtojnë Pashkët me një muaj vonesë
Kishat në Greqi, mbrëmjen e së hënës, kryen ritet fetare të Së Shtunës së Pashkëve me bashkësitë, ritet që nuk kishin qënë në gjendje t'i bënin në mars për shkak të bllokimit.
Kryepeshkopi grek Jeronimos drejtoi një meshë në Katedralen e Athinës në orën 21:00 deri në orën 1 të mëngjesit, ndërsa mijëra besimtarë ortodoksë u mblodhën në kishat në të gjithë vendin për të kënduar himne duke festuar Ngjalljen e Krishtit.
Sinodi i Shenjtë tha se shërbimet "do t'u japin besimtarëve mundësinë të përjetojnë gëzimin e Pashkëve, nga e cila ata u privuan për shkak të pandemisë koronavirus."
Kishat u rihapën më 17 maj pas një bllokimi gati dymujor që bëri që shërbimet e Pashkëve të kryheshin pa besimtarët.
LEXO TE NGJASHME