Teatri, Kurti sulmon Ramën: Arti e kultura nuk duhet të jetë peng e regjimeve, u shemb për shije personale

albin kurti202020 700x430

Kryeministri në detyrë në Kosovë, Albin Kurti ka reaguar ashpër në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë duke akuzuar kryeministrin Rama se e shembi për shkak të interesave të përkohshme dhe shijeve personale duke mohuar kulturën dhe historinë që ajo mbante në vetvete.

Kurti përshëndeti rezistencën e artistëve dhe qytetarëve që mbrojtën teatrin deri në këto momente, ndërsa theksoi se arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet.

“Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb 1 200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional. Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet.

Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli. Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave. I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca.

Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë”, shkruan Kurti.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.