Epidemiologu Matthias Egger: Kufizimet mund të jenë të nevojshme edhe për dy vite

koronavirusi kinezet

Njerëzit mund të duhet të jetojnë me disa kufizime për dy vite ose më shumë, për të mbajtur nën kontroll koronavirusin, sipas shkencëtarit që kryeson grupin e punës të qeverisë zvicerane lidhur me COVID-19.

Epidemiologu dhe studiuesi i shëndetit publik, Matthias Egger deklaroi se shpresonte që testimet për vaksinat mund të kryhen pas një viti, por ai paralajmëroi se kufizimet mund të vazhdojnë.

“Njohuritë mbi këtë virus janë të pakta. Është e mundur që të zbulojmë karakterstika të pakëndshme që mund të komplikojnë dhe ngadalësojnë zhvillimin e vaksinave efektive dhe të sigurta”, deklaroi ai.

Për t’u siguruar që sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, nuk përhapet në të gjithë komunitetin, njerëzit do të duhet të mbajnë maska, të ndjekin rregullat e higjenës dhe të mbajnë distancën sociale.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.