Covid- Boris Johnson rikthehet në detyrë: Nga përvoja personale, hera e dytë e pikut do ishte katastrofik
Kryeministri britanik Boris Johnson është rikthyer me paraqitjet e tij në publik, për herë të parë pasi u shërua nga infeksioni i koronavirusit, për të shpjeguar se kurba në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar të reagojë pozitivisht, por që gjithsesi, sipas tij, ende nuk është koha për të lehtësuar masat e izolimit dhe bllokimit.
Johnson tha se Covid është një armik i padukshëm dhe që vepron në mënyrë të papritur dhe se ky është një konkluzion që siç u shpreh ai, “e them nga përvoja personale”
Për Boris Johnson ndryshimi i tendencës së kurbës i detyrohet masave të ndërmarra nga qeveria e tij dhe respektimi i izolimit nga ana e britanikëve. Por kryeministri gjithashtu theksoi se ende kujdesi është shumë i nevojshëm dhe se masat e distancimit shoqëror duhet të vazhdojnë.
“Kjo është një kohë mundësish” dhe megjithatë është gjithashtu “kohë e rrezikut maksimal”, tha Kryeministri Britanik Johnson teksa pranoi se sa “e vështirë dhe stresuese është të heqësh dorë nga liritë tona të lashta dhe themelore, madje edhe përkohësisht”. Ai gjithashtu paralajmëroi se një relaksim i parakohshëm i kufizimeve mund të shkaktojë një pikë të ri pandemik i cili sipas tij do të ishte katastrofik, si në planin njerëzor, ashtu edhe në planin ekonomik.
LEXO TE NGJASHME