cropped-logoja

EURO MEGA 2010

RRUGA E KAVAJES , TREGU USHQIMOR

TIRANE

  068 20 00 175  /  068 20 21 549

  euromega2010@gmail.com

CDO DITE ORA

08:00 - 19:00

 

EURO MEGA 2010

E themeluar në vitin 2009, EURO MEGA është e përkushtuar në prodhimin dhe tregtimin e produkteve të pastrimit. EURO MEGA  eshte e perkushtuar per prodhimin dhe tregtimin e produkteve te pastrimit. Euro Mega 2010 eshte prodhuesi kryesor i kimikateve te pastrimit , dezinfektuesve dhe produkteve te kujdesit te dyshemese per mirembajtjen e objekteve, pastrimit industrial dhe institucional.

 EURO MEGA 2010 prodhon  dezinfektues , sanitizues dhe kimikate per kujdesin ndaj dyshemese,parketit,eneve te kuzhines dhe pajisjeve sanitare. Nente vjete pervoje ne prodhim, formulim, paketim dhe shperndarje na ka dhene njohurite e duhura dhe te nevojshme per te sjelle me sukses marken me te mire ne linjat e prodhimit te detergjenteve ne treg. Ne fillimet tona u perqendruam ne prodhimin e sapuneve por me kalimin e viteve  Euro Mega 2010  filloi zgjerimin e saj duke zbatuar teknologji te reja te avancuara. 

Ne vitin 2013 Kompania vendosi te provoje prodhimin e detergjenteve dhe pastrusve, duke u bere shume shpejte pioner  ne leshimin e produkteve te reja dhe inovative ne treg. Ne vitin 2013 ne jemi vleresuar me cmimin e : International Award For Lidership In Image and Quality”  Madrid Spain. 

VIZIONI

Vizioni ynë është të jemi një kompani moderne dhe inovative, sinonimi i   pastërtisë në të gjitha familjet, objektet turistike, spitalet, institucionet mjekësore, institucionet publike dhe fabrikat industriale, duke u ofruar konsumatorëve produkte cilësore vendore të prodhuara sipas standardeve më të larta mjedisore.

MISIONI

Fokusi ynë është në zhvillimin e vazhdueshëm dhe prodhimin e produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë për të fituar dhe ruajtur besimin e konsumatorëve duke e bërë më të lehtë mbajtjen e përditshme të shtëpisë dhe higjienës.

Hulumtim dhe Zhvillim

Produktet tona janë rezultat i punës së madhe dhe përkushtimit të ekipit tonë të ekspertëve të specializuar në fusha të ndryshme që vazhdimisht ndjekin trendet e fundit në mënyrë që të zhvillojnë produkte që janë në gjendje të plotësojnë nevojat e klientit. Për të siguruar që ne mbajmë cilësinë tonë në nivelin më të lartë, ne kemi laboratorin tonë, përgjegjës për monitorimin e çdo faze të procesit të prodhimit.

Selia e kompanisë ndodhet në SHQIPËRI / FUSHE-PRIZE TIRANA.

E gjithë procesi i prodhimit është bërë në sajë të përdorimit të makinave dhe gjeneratorëve të gjeneratës së fundit në përputhje me rregulloret aktuale.

Këto janë rezultatet e punës së madhe, duke mbajtur standarde të larta dhe të qëndrueshme të cilësisë pavarësisht nga rregullorja e aplikueshme, për të përmbushur më mirë nevojat e klientit.

EURO MEGA 2010 është certifikuar:

• ISO 9001: 2015

• ISO 14001: 2015

• ISO 18001: 200

- Solucion per Xhamat Euro Mega

Jep mundësinë e heqjes së njollave jo vetëm nga sipërfaqet e qelqta por dhe nga çdo sipërfaqe e lëmuar. Përdoret gjerësisht në pastrimin e ekraneve TV, pasqyrat, pajisjet plastike, etj. Shkëlqimi i sipërfaqeve të xhamit është mjaft i lartë deri në mos dallimin e ekzistencës së sipërfaqes së xhamit.

Pas përdorimit të XHAM pengohet depozitimi i pluhurave dhe i lagështirës pasi zotëron  veti antistatike. Për të marrë efekte të larta pastertie nevojitetet që sprucimi të behet sipas instruksioneve të shkruara. Eshtë i ambalazhuar në shishe plastike 500ml, 750ml, 1000ml dhe 4L.

-  SOLUCION PER WC EURO MEGA 2010

Larës aromatik me veprim të fuqishëm. Lan dhe shkëlqen objektet prej qeramike. Në saj të
formulës ai gërryen dhe pastron depozitimet e ndryshme që mund të ketë WC-ja, vaska, apo
lavamane pa shkaktuar gërvishje të siperfaqeve.

Ambalazhi i tij bëhet në bidona plastik 1000 ml dhe 4L.

ACID MURATIK EURO MEGA  2010
Dezifektant shumë i fuqishem. Në sajë të vetive acide që ka efekti pastrues dhe larës është mjaft i lartë. Zhduk çdo bigor në WC. Mos e përdorni për larjen e pllakave të dyshemesë pasi heq shkëlqimin e pllakave . Mos e përdorni së bashku me solucione të tjerë që përmbajnë klor sepse provokohet një tym dëmtues për shëndetin.

-  ZBUTES RROBASH EURO MEGA SOFT

Ky produkt përdoret pas larjes së teshave.

Zbuloni fuqinë e Euro Mega Soft me  freski dhe aromë që  shtohet pas cdo larje!

Zbutesi Euro Mega , mbron dhe riparon fibrat tekstile, duke i bërë rrobat të shkëlqejnë, e të ruajnë elasticitetin e tyre, edhe pas shumë përdorimesh.

Zbutësi i rrobave Soft, ka 6 veti:

  • Zbutës – I mban rrobat të buta
  • Aromatizues- Aromatizon 
  • Antistatik – Lehtëson hekurosjen
  • Antibakterial- Vret mikroorganizmat e dëmshme
  • Riparues- Mbron & riparon fibrat tekstile
  • Fiksues – Fikson ngjyrat e rrobave

ZBUTES RROBASH LIVATH

Me përdorimin e LIVATH SOFTENER rrobat bëhen shumë herë më të buta dhe kanë një aromë të mrekullueshme. Proçesi i hekurosjes është mjaft i lehtë pas përdorimit të zbutësit aromatik. Ai nuk ka asnjë lloj efekti negativ mbi lëkurën e njeriut . Pas përdorimit të zbutësit LIVATH rrobat nuk kanë nevojë të shplahen. Aromat e zbutësit LIVATHO janë të shumëllojshme duke ju dhënë mundësi zgjedhje deri sipas individëve. Zbutësi i rrobave LIVATH përdoret për tesha të bardha dhe me ngjyra. Ambalazhimi i tij bëhet në bidona plastikë 1L. Cilesitë teknike.
Zbut në mënyrë të përsosur teshat pas larjes. Mbron fibrat dhe lehtëson në hekurosje. I për-
shtatshëm edhe për lëkura të ndjeshme. Përdoret si në lavatriçe ashtu edhe në larjet me dorë.

-  SAPUN TE LENGSHEM

Solucion larës antialergjik me formulë mbrojtëse për duart. Ka aroma të ndryshme që japin freski pas larjes. Pas përdorimit të sapunit të lëngshëm lëkura juaj mbetet gjithmonë e butë. Shpëlahet me lehtësi dhe është komod gjatë përdorimit.

-  SAPUN I LENGSHEM

Me Sapunin e Duarve Likuid Freskues duart do tju mbajnë erë të këndshme. Me anë të formulës speciale, duke ruajtur edhe balancën e lagështirës së lëkurës, bën të mundur pastrimin letshëm të duarve. Është e përshtatshme për çdo lloj lëkure.

Mund ta gjeni ne paketim 500 ml ,1l dhe 4l.

-  LARES PLLAKASH

Lares Pllakash Solucionet për larjen e pllakave janë me aromë deti, lulesh, limoni, trëndafili, etj. Pas larjes së dyshemeve me Euro Mega shtëpia juaj do të mbaj një aromë parfumi të këndshme. Sipërfaqet e lara me Euro Mega nuk do të përmbanjë asnjë njollë dhe do të shkëlqejnë gjatë gjithë ditës. Sipërfaqet e 

lara me Euro Mega nuk kanë nevojë për shplarje. Eshtë lëng viskoz dhe mjaft ekonomik. Ambalazhimi i tij bëhet në bidona plastik 1000 ml.Versioni 4 litërsh.

- LARES PARKETI

EURO MEGA është larësi i duhur, nuk dëmton parketin, është antibakterial dhe ruan aromën për një kohë të gjatë.

- SOLUCION ENESH

MegaPiatti Ka një formulë të veçantë me ekstrakte limoni dhe glicerinë. Lan në mënyrë të shkëlqyer enët duke eleminuar lehtësisht papastërtitë dhe aromat e pakëndëshme. Ka aftësi të lartë shkumuese. Zotëron veti mbrojtëse duke i mbajtur duart e amvisave mjaft të buta. Ambalazhimi bëhet në bidona plastikë 500 ml, 750 ml, 1L dhe 4 L.

Euro mega Xhel Është nje pastë xhelatinoze. Aroma e saj është limoni dhe molle. Eshtë një produkt ekonomik pasi me sasi të vogla lahen shumë enë. Ka aftësi të larta shkumuese dhe nuk dëmton lëkurën e duarve. Ambalazhimi i saj bëhet në kupa plastike me peshë 250 gr .

- ZBARDHUES EURO MEGA

ZBARDHUES Euro Mega  përdoret për zbardhjen dhe dezinfektimin e teshave të bardha. Ka efekt të fuqishëm zbardhues dhe dizinfektues edhe në sipërfaqet prej qeramike, WC, etj. Përdoret si në larjen me dorë ashtu edhe në proçesin e paralarjes në makinat larëse. Të mos përdoret së bash-

ku me detergjent larës pasi humbet efektin zbardhues. Ambalazhimi bëhet në bidona plastikë 1000 ml ,2500ml dhe 4L.

-  SOLUCION RROBASH

Pluhur 2 kg Euro Mega 2010 është një detergent pluhur, për rroba të bardha dhe të celëta, i përshtatur  me kulturën e larjes në vendin tone, dhe i përshtatur me fortësinë e ujit në Shqipëri (e cila është ndër më të lartat në krahasim me ujin e vendeve Europiane, mbi 20°dH).  Zbutësit e ujit në përbërje të Euro Mega , i shpërbëjnë kripërat e ujit. Në këtë mënyrë, ruan të plotë fuqinë pastruese të detergentit dhe mbron lavatricen nga depozitimet e kripërave. Aroma e pluhurit  larës Euro Mega  është arome e fresket oqeani dhe ruhet edhe pas larjes. 

Ruan lavatriçen nga efekti gërryes dhe gjithashtu pengon në depozitimin e papastërtive. Eshtë i ambalazhuar në qese 2kg.

-  SHAMPO EURO MEGA

SHAMPO Euro Mega eshtë me një efekt mbrojtës dhe freskie për flokët tuaj duke rigjeneruar floket e ashper dhe stabilizim perfekt te yndyres ne skalp. Sasia e lartë e lëndëve aktive jep mundësinë e një shkume të plotë. Përmban lëndë aktive qe parandalon rënien eflokut dhe u jep atyre nje volum dhe shkelqim. Ambalazhimi në sasinë 1L dhe 4L jep mundësinë e një çmimi mjaft ekonomik. Shampo me ngjyrë të bardhë përmban elementë pehashizues, i cili u jep flokëve tuaj një shkëlqim të lartë duke i lene te bute.

-  MIKROFIBER

*Shtupe microfiber

Shtupë 100% mikrofibër përmirëson përthithjen dhe butësinë e leckës. Qëndron e freskët për shkak të joneve argjendi natyrore, nëse përdoret siç duhet. Aktiviteti mikrobiologjik testuar nga institute të jashtme. Ideale për të gjitha llojet e dyshemeve: qeramikë, mermer, parket.

*Peceta Mikrofiber

Peceta mikrofibër përdoret për pastrimin e xhamave, dritareve, pasqyrave, produkteve argjendi, ekrane kompjuteri dhe televizori. Mund të pastroni pa kimikate, pa lënë viza dhe gërvishtje. Peceta lahet në lavatriçe.

- SGRASATORE

Euro Mega Sgrasatore Universale eshtë në gjendje të heqë yndyrën më kokëfortë dhe të papastërtin nga çdo lloj sipërfaqeje dhe të shpëlar menjëherë pa lënë mbetje dhe njollat. Formula e saj inovative Zero Aloni është ideale për pastrimin e përditshëm të sipërfaqeve si banjo, kuzhina, të gjitha pjesët e shtëpisë dhe të jashtme; është gjithashtu i përshtatshëm si një para-trajtim për pëlhura.

- PLUHUR EURO MEGA VIM

Pluri VIM përdoret për pastrimin e njollave të vështira në lavamanë, banjo, plitave, paisjeve të guzhinës, etj.Në sajë të vetive që zotëron heq erërat e këqija dhe eleminon njollat. Eshtë një pastrues që përdoret me anë të fërkimit. Zhduk mikrobet dhe mbron sipërfaqjen nga gervishjet. Ambalazhimi bëhet në bidona plastikë 500gr.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.