Gabimi që bëjmë të gjithë, a harxhon energji elektrike karikuesi i lënë në prizë?

karikusi.prizee

Po. Ekspertë të ekonomisë në Britani vlerësojnë se deri në 23% të përdorimit tonë të energjisë elektrike, ose  30 mijë lekë të reja në vit, mund të kursehen nga ato që quhen pajisje vampirike, karikues të lënë në prizë dhe të ndezur ose pajisje tjera.

Prizat boshe nuk prodhojnë energji elektrike sepse nevojitet një qark i plotësuar për të marrë rrjedhën e energjisë. Por le të hedhim një vështrim se çfarë ndodh kur lini diçka të lidhur dhe të ndezur.

Pajisjet e internetit, televizorët, pajisjet e video-lojërave, karikuesit, lavatriçet etj nëse janë në prizë, të gjitha harxhojnë energji. Dhe sa më e vjetër të jetë pajisja, aq më shumë do të harxhojë.

Ekspertët këshillojnë që sapo të shikoni se pajisja është karikuar plotësisht, ta bëni zakon që ta hiqni nga priza, si një mënyrë për të kursyer energji.  “Përveç kursimit të energjisë, kjo do të zgjasë jetëgjatësinë e baterisë dhe karikuesit tuaj",- thonë ekspertët.

Të gjithëve ne na ndodh të harrojmë pajisjet në prizë, por është mirë që të ndërgjegjësohemi pak më tepër e ta eleminojmë dalëngadalë këtë zakon. Kështu mund të kursejmë energjinë e të ruajmë më gjatë pajisjet tona.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.